Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Galicë të Vushtrrisë.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar rëndë ngasësi i veturës.
Për këtë rast ka folur Avni Zahiti zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Aksident trafiku me lëndime rreth orës 18:27, është raportuar se në fshatin Galicë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime e përfshirë një veturë civile me targa vendore”, tha ai.
Tutje Zahiti bëri të ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.



