Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se me dhimbje ka pranuar lajmin për vdekjen e specialistes së Pediatrisë nga Mitrovica, Dr. Dallëndyshe Kumnova.
“Dr. Dallëndyshja mbi 35 vjet shërbeu me përkushtim ndaj fëmijëve, duke ofruar ndihmën e pakursyer shëndetësore. Deri në pensionim, doktoresha punoi në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
SHSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e doktoreshës.
Postimi i plotë:
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me dhimbje ka pranuar lajmin për vdekjen e specialistes së Pediatrisë nga Mitrovica, Dr. Dallëndyshe Kumnova.
Dr. Dallëndyshja mbi 35 vjet shërbeu me përkushtim ndaj fëmijëve, duke ofruar ndihmën e pakursyer shëndetësore.
Deri në pensionim, doktoresha punoi në Spitalin e Përgjithshëm " Dr. Sami Haxhibeqiri", në Mitrovicë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të Dr. Dashurijes!