Shteti ‘dorëzohet’ para këngëtarit: Përfundon mbindërtimi te banesa e Naim Abazit

Lajme

Shteti ‘dorëzohet’ para këngëtarit: Përfundon mbindërtimi te banesa e Naim Abazit

Më: 4 prill 2024 Në ora: 10:29
Naim Abazi dhe Mihrije Braha

Inspektorët e Komunës së Prishtinës janë dorëzuar para Naim Abazit, këngëtarit të muzikës folk.

Këngëtari e ka përfunduar mbindërtimin në banesën e tij në lagjen Dardania në Prishtinë, ndonëse rasti ishte denoncuar publikisht para disa muajsh.

Në muajin shtator të vitit të kaluar, faqja “Vrojtuesit e lagjes” ka publikuar fotografi nga banimi i Naim Abazit dhe Mihrije Brahës, me denoncimin se janë duke kryer një mbindërtim pa leje.

Menjëherë pas kësaj, pati reaguar Naim Abazi, duke thënë se nuk ka ndërtim pa leje, por rinovim të kulmit i cili i ishte djegur.

Inspektoriati i Kryeqytetit kishte thënë se kanë ndalur punimet të cilat po bëheshin, ndërkaq e njëjta faqe ka publikuar sërish një foto rreth kësaj çështje. Mbindërtimi nuk është ndaluar, raporton sot një qytetar te ‘Vrojtuesit e Lagjes’.

Në fotografitë që janë publikuar sot, shihet se mbindërtimi veçse ka përfunduar.

“Mbindertimi i Naim Abazit Inspektorati i Kryeqytetit pat deklaruar qe e ka ndaluar ndertimin! Nderkohë…”, shkruhet mbi postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat