Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, konsideroi se disa vende të Bashkimit Evropian (BE), por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), s’e kuptojnë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, aktualisht është faktori kryesor i destabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Stradner, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të dielen, nënvizoi se inteligjenca serbe ka shpenzuar kohë për të bindur disa figura në botën perëndimore se Vuçiqit i interesojnë vetëm paratë dhe rrjedhimisht, mbetet faktor stabiliteti, duke bërë në të njëjtën kohë që presidenti serb të duket “udhëheqës i moderuar” në sytë e bashkësisë së organizuar perëndimor.
“Inteligjenca e Serbisë shpenzoi kohë për të bindur disa figura në Perëndim se Vuçiçit i intereson vetëm $ dhe ekonomia është çelësi; për të përçuar mesazhin ‘të harrojmë vitet ’90 dhe të mendojmë për bashkëpunimin e ardhshëm’ – muzikë për veshët perëndimor; për të shkatërruar opozitën pro-perëndimore dhe nxitur grupet e ekstremit të djathtë”, tha ajo.
“Fatkeqësisht, shumë politikanë në Perëndim nuk e kuptojnë Serbinë. Disa në Mbretërinë e Bashkuara e kuptojnë, por nuk mund të bëjnë shumë ngase nuk kanë as karrota as shkopinj. Gjithashtu, ata nuk e kanë idenë se çfarë të bëjnë me Vuçiqin sepse nuk ka opozitë”, shtoi Stradner, derisa shprehu drojën që shumë pak liderë i kushtojnë vëmendje rajonit.
E megjithatë, shumë analistë të huaj konsiderojnë se shpresat e bashkësisë perëndimore se perspektiva evropiane e Serbisë do ta shtynte Vuçiqin që t’u përmbahet normave demokratike në vend dhe të përmbahet nga minimi i vazhdueshëm i shteteve fqinje, tashmë janë thyer sepse Serbia vazhdon të marshojë sipas një daulleje krejt tjetër nga pjesa tjetër e kontinentit evropian.
Washington and some countries in the EU treat the President of Serbia as the factor of stability in the Balkans. When, in fact, he is the one who’s destabilizing it… he has learned this from his mentor Milosevic.
— Ivana Stradner (@ivanastradner) April 7, 2024
Serbian intelligence has spent time to
1. convince some…