Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po qëndron në një vizitë zyrtare në Francë.
Aty ai do të prezantojë potencialin ekonomik të shtetit shqiptar për investitorët e huaj.
Në Paris, Rama pritet të nënshkruajë edhe marrëveshje bashkëpunimi me shtetin francez.
Rreth kësaj vizite foli analisti politik, Mentor Nazarko.
Nazarko tha në Edicionin Special se kjo vizitë e shefit të qeverisë shqiptare është shumë e rëndësishme.
“Franca është përtej atyre keqkuptimeve me natyrë historike që kultivohen në mjediset tona arkaike, veçanërisht kur vie puna për Kosovën, është vendi me presidenti Chirac që ishte i gatshëm për të ndërhyrë me trupat tokësore bashkë me Britaninë e Madhe, kryeministrin Tony Blair”, tha Nazako në Klan Kosova.
“Franca e Sarkozys ishte vendi i parë evropian që e njohu Kosovën. Franca ishte dhe mbetet vendi më i angazhuar për integrimin evropian të kombit shqiptar, përkatësisht të Shqipërisë apo edhe të Kosovës”, theksoi ai.