Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se biseda me emisarin e BE-së së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qenë e vështirë edhe për Kosovën, por edhe për Republikën Srëpska.
“Vështirë, për çdo gjë – si për Kosovën ashtu edhe për Republikën Sërpska, shumë e vështirë.
Situata po ndërlikohet gjithnjë e më shumë.
Gjithmonë më duhen një ose dy ditë për të menduar se çfarë do të thoja dhe çfarë mund të bëjmë”, tha ai nga Mostari ku edhe u takua me Lajçakun, raporton Tanjug,.