Bujar Osmani: “Ballkani i Hapur” është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Bujar Osmani: “Ballkani i Hapur” është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 16 prill 2024 Në ora: 20:48
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidati për president Bujar Osmani, ka folur për iniciativën “Open Balkan”. Në një video në rrjetet sociale, Osmani tha se “Open Balkan” ishte iniciativë e Shqipërisë por që u mbështet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtoi se ky iniciativë kishte dy motive; pajtim mes Kosovës dhe Serbisë dhe çlirim të potencialit ekonomik në Ballkan.

“Open Ballkan ka qenë një iniciativë e Shqipërisë, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dy arsye; 1. Për të krijuar kushte për pajtim mes Serbisë dhe Kosovës dhe t’i jepet një rrugëdalje Serbisë që ta pranojë Kosovën se natyrisht ishin pozicionet e Serbisë ashtu si ishin në opinionin e tyre, para botës, Kosovës, ai donte të krijonte një platformë që t’i del një rrugëdalje për njohje të ndërsjellët mes Serbisë dhe Kosovës”.

“Dhe e dyta ishte aspekti ekonomik sepse Qeveria e Shqipërisë kishte vlerësuar se 80 për qind të kamionëve në Ballkan, 80 për qind të kohës e kalojnë në pika kufitare duke pritur për shkak të procedurave administrative të kota kurse 20 për qind e kalojnë në rrugë për të mbërritur te destinacioni. Ekonomia është e ngulfatur për shkak të barrierave administrative të panevojshme përmes shteteve të rajonit”, tha Osmani.

Osmani shtoi se në çdo takim me SHBA-të i është thënë që ta mbështesin këtë iniciativë pasi mbrapa kësaj qëndron ideja e pajtimit dhe çlirimit ekonomik.

Ndërkohë, Osmani pati edhe një pyetje për kundër-kandidatin për president, Arben Taravarin që ky i fundit tha se nëse do të bëhet president, do të largohet nga Open Ballkan.

“Ku ishe që në Qeveri dy vite dhe kishe ministra deri para dy muajve, asnjëherë nuk e hapët temën e Open Ballkan, bile ministri juaj nënshkroi marrëveshje për Open Ballkan dy ditë para se të dalë prej Qeverisë”, tha Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat