Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj për të parandaluar aksidentet në trafik.
Me këtë rast janë marrë edhe masat e nevojshme për të ndëshkuar shkelësit e rregullave të komunikacionit.
Kështu organet e rendit njoftojnë se gjatë periudhës janar – mars janë konfiskuar 2 mijë e 223 të patentë-shoferë.
Derisa 5 mijë e 13 shoferëve u janë vendosur pikët negative.
Sipas policisë krejt këto po bëhen me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor.