Aktivistja për të drejtat e njeriut dhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç, i bëri thirrje “elitës intelektuale” që të mbështesë Rezolutën e OKB-së për Srebrenicën dhe të mos jetë “turpi dhe e pa interesuar për të ardhmen e Serbisë”.
“Elita intelektuale në Serbi është mendjemadhe dhe e painteresuar për të ardhmen e Serbisë. Po të mos ishte kështu, a nuk do ta ftonte presidentin Aleksandër Vuçiq, që të mos turpërohet duke luftuar kundër Rezolutës së OKB-së për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës”, ka shkruar ajo në rrjetin X.
Në fillim të majit duhet të mbahet seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku shtetet anëtare do të shprehin mendimin e tyre për Rezolutën e propozuar për Srebrenicën.
Presidenti Vuçiç nga ana tjetër ka nisur misionin e tij në OKB kundër kësaj rezolute
Vuçiç do të ketë edhe një sërë konsultimesh dhe takimesh me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, për të shpjeguar qëndrimin e Serbisë në lidhje me rezolutën e shpallur për gjenocidin në Srebrenicë.
Ai njoftoi se u takua me më shumë se 120 përfaqësues të përhershëm të vendeve të ndryshme në OKB dhe njoftoi se në Misionin e Serbisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork u formua një seli për t’u marrë me çështjet që lidhen me përpjekjen për të miratuar rezolutën për Srebrenicën dhe tha se shanset e Serbisë nuk janë të mëdha, por kjo do të luftojë.
Në prag të udhëtimit në Nju Jork, Vuçiç deklaroi se miratimi i një rezolute të tillë do të dëmtonte edhe më shumë marrëdhëniet në rajon dhe se Serbia do të luftojë me të gjitha forcat kundër miratimit të rezolutës.