Aktivistja e Partisë Demokratike të Kosovës, Antigona Emini ka vdekur në moshë të re.
Njoftimin e ka bërë dega e PDK-së në Gjilan.
Ata kanë shprehur ngushëllime, gjersa kanë shtuar cilësimet e saj.
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi
Me dhembje të madhe morëm lajmin e trishtë për vdekjen e aktivistes sonë të re znj. Antigona Emini.
Ikja e saj në amshim për të gjithë ne është humbje e madhe. Personaliteti i saj do të mbetet shembull, e çiltërsia, puna, vullneti e gatishmëria për angazhim e bashkëpunim do të mbesin virtyte të pashlyeshme e të paharruara për secilin nga ne.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve e aktivistëve tonë!
U prehsh në paqe Antigonë!