Të mërkurën ishte incizuar nga një qytetar duke ushtruar dhunë ndaj dy vozitësve në një qendër parkimi, ndërsa nuk ka munguar reagimi i menjëhershëm i policisë, duke e arrestuar.
“Bota sot” merr vesh se emri i personit që ka dhunuar është Bekim Catot.
Rreth rastit ka njoftuar edhe policia e Kosovës, ata kanë thënë se rreth orës 13 ishin njoftuar për sulmin në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.
“Policia e Kosovës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që një i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentuara. Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin, si dhe arrestimin e të dyshuarit.I njëjti u arrestua në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar.
Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale sulm dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë”, thuhet në njoftim