Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka takuar sot ish-përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
Siç bëhet e ditur në një njoftim, Bërnabiq i ka theksuar Ashtonit se Kosova nuk e ka përmbushur obligimin nga Marrëveshja e Brukselit.
Sipas saj edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Ashton ndërmjetësoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 dhe Bërnabiq theksoi në bisedë se Prishtina, më shumë se dhjetë vjet më vonë, ende nuk e ka përmbushur obligimin e saj, që është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe”, thuhet në një deklaratë.