Ivana Stradner, një bashkëpunëtore hulumtuese e Fondacionit Amerikan për Mbrojtjen e Demokracisë dhe eksperte për luftën hibride, propagandën ruse dhe dezinformimin, shkroi në Twitter për të paralajmëruar se mediat e regjimit nën kontrollin e Aleksandar Vuçiqit po përpiqen t’i hedhin benzinë zjarrit dhe nxisin urrejtje.
“Propaganda serbe dhe ruse vazhdon t’i hedhë benzinë zjarrit në Ballkan. Tani, ata pretendojnë se ‘vehabistët’ po përdorin një terren stërvitor ushtarak për të praktikuar gjuajtjen në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ata po ushtrojnë që të mund të sulmojnë serbët”, ka shkruar ajo në X.
Serbian and Russian propaganda continues to add fuel to the fire in the Balkans.
— Ivana Stradner (@ivanastradner) April 27, 2024
Now, they claim the Wahhabists are using a polygon to shoot in Bosnia and Herzegovina. They are practicing to attack the Serbs. pic.twitter.com/a7hVsoE2ES
Strander paralajmëroi për shkrimet e mediave të regjimit të Vuçiqit, para të gjithë tabloidit Informer, por edhe të mediave të tjera besnike ndaj regjimit.