Vulin ofendon dhe kërcënon Malin e Zi: E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe

Lajme

Vulin ofendon dhe kërcënon Malin e Zi: E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe

Më: 1 maj 2024 Në ora: 10:23
Aleksandër Vulin,

Ish-kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiq, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, zëvendëskryeministri i ardhshëm ka kërcënuar qeverinë në Podgoricë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Nëse Spajiq vërtet e mbështet rezolutën për Srebrenicën, ai duhet të mbështesë edhe deklaratën e Lidhjes së Prizrenit, për të cilin serbët janë komb gjenocidal, për të idetë e Lidhjes së Prizrenit janë Karta Evropiane”.

“E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. Ose ta thuash në gjuhën e rrjedhshme malazeze: ‘Burrat e mëdhenj u bënë frikacakë dhe tradhtarë’”, tha Vulin.

Sipas Vulin, lufta diplomatike aktuale është për të përcaktuar nëse serbët janë komb gjenocidal ose jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat