Çështja e dinarit, Vuçiq thotë se Kurti nuk po i lejon...

Lajme

Çështja e dinarit, Vuçiq thotë se Kurti nuk po i lejon...

Më: 1 maj 2024 Në ora: 19:28
Aleksander Vuçiq

Kosova nuk po lejon lincesimin as të bankës shtetërore serbe “Kursimoren e Postës së Serbisë” dhe as të ndonjë banke private, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç e citoi “KoSSeV”.

“Ne po ju themi, s’po doni Poshtanska Bankën, e cila është aty që nga 1910, nuk e bëjnë sepse në pronësi të shtetit serb; edhe Evropa u thotë që kanë të drejtë për këtë.

Pa problem, u themi ne, gjejmë një bankë private.

Ata na thonë, jo as bankë private, nuk ua licensojmë”, ka thënë Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat