Ambasada Amerikane në Beograd ka thënë se ministrat e Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq mbeten nën sanksione dhe se qëndrimi amerikan ndaj tyre dihet mirë.
“Pozicioni ynë për Vulinin dhe Popoviqin është i njohur. Ata mbeten nën sanksionet amerikane”, tha ambasada amerikane për N1, duke thënë se “qeveria amerikane nuk ka asnjë rol në formimin e qeverisë së re serbe”.
Vulin dhe Popoviq janë nën sanksionet e SHBA-së që nga korriku i vitit 2023. Vulin mes tjerash është nën sanksione edhe për shkak të lidhjeve me Rusinë.
Vulin nga dje është zëvendëskryeministër i Qeverisë së Serbisë, ndërsa Popoviq ministër pa portofol.