Është paraqitur në Stacioni Policor në Rahovec, zyrtarja policore e cila ishte raportuar e zhdukur më 1 maj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec”, tha Elezaj.
Ai më tej shtoi se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Vendndodhja e policës në fjalë nuk ka qenë e ditur që nga e diela e kaluar, më 28.04.2024, ndërsa zhdukjen e saj e kishte raportuar vajza e saj.