​Xhureta: Shqiptarët në Malin e Zi janë për 30% më shumë të kyçur në institucione se vitet e kaluara

Lajme

​Xhureta: Shqiptarët në Malin e Zi janë për 30% më shumë të kyçur në institucione se vitet e kaluara

Më: 7 maj 2024 Në ora: 09:32
Arben Xhureta

Probleme të shumta i kanë përcjell shqiptarët e Malit të Zi viteve të kaluara por si duket tanimë gjendja ka ndryshuar atje, pasi kanë arritur të jenë pjesë përbërëse e shtetit malazez.

Sipas drejtorit të përgjithshëm në ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, Arben Xhureta, shqiptarët kanë bërë hapa të mëdhenj në krahasim me vitet e kaluara dhe se qëndrojnë mjaft mirë në aspektin institucional.

Xhureta: Shqiptarët në Malin e Zi janë 30% më shumë se dy vitet e kaluara

“Shqiptarët në Malin e Zi për momentin janë 30% të kyçur më shumë se dy vitet e kaluara, për momentin kemi një zëvendëskryeministër shqiptar, kemi tre ministra dhe kemi edhe dy deputetë që përfaqësojnë deputetët shqiptarë në Malin e Zi, deri këtu për momentin gjendja është mirë dhe do të shohim në vazhdimësi”, ka thënë Xhureta.

Ndërsa sa i përket shkollimit atje dhe mundësisë së punësimit, Xhureta ka thënë se Kosova vazhdon të jetë trampolinë për të rinjtë shqiptarë. Ai ka theksuar se formësimin e tij si jurist e ka bërë Kosovë.

Xhureta: Jam formuar në Kosovë por kam arritur të punojë në Malin e Zi

Ndër ta jam edhe unë qysh në vitin 2006 deri në vitin 2012 unë jam formuar këtu në Kosovë dhe e kam studiuar juridikun dhe kam magjistruar për të drejtën penale...dhe si kam thënë gjithmonë Kosova është zemra e shqiptarisë”, ka përfunduar ai.

Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë 5% të popullsisë dhe zonat me më shumë banorë me prejardhje shqiptare janë nga Ulqini, Plavë dhe Gusi, Tivar, Podgoricë dhe Rozhajë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat