Sonte u raportua për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë, i cili është dërguar në mbajtje nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’.
IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet e rastit, ndërsa tashmë janë zbuluar detaje të reja.
Polici i arrestuar është Art Dafota.
Sipas informacioneve të para, pala e përfshirë si viktimë në këtë rast është një e mitur, detaje këto që pritet të konfirmohen nga institucionet përkatëse.
Burimet kanë bërë me dije se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Ndaj policit të dyshuar, është urdhëruar masa e ndalimit policor.