Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka konfirmuar se Shqipëria dhe Serbia po kërkojnë zyrtarisht që së bashku të organizojnë Kampionatin Evropian 2027 për U-21.
Kjo gjë ka nxitur reagime të mëdha në opinionin publik, ku ndër të tjera edhe profesori Enver Bytyçi bëri një reagim tejet të ashpër.
Së pari, ai tha se Vuçiqi e vazhdojë lojën e shtirjes si pro-europian, kurse Edi Rama po vazhdon lojën e vet të "bashkëpunimit me Serbinë".
Derisa, Bytyçi kishte edhe disa fjalë për Dukën, përcjell “B ota sot”.
Postimi i plotë
Federata e Futbollit në Tiranë dhe ajo e Beogradit (d.m.th kryeministri i Shqipësisë dhe presidenti i Serbisë) kanë bërë kërkesë zyrtare që Shqipëria dhe Serbia të jenë pritësit e kampionatit të ardhshëm të futbollit europian.
E mirëmenduar perfekt.
Vuçiq vazhdojë lojën e shtirjes si pro-europian.
Edi Rama vazhdon lojën e vet të "bashkëpunimit me Serbinë", gjë që shumë europianë e shohin si çelësin e stabilitetit rajonal.
Armand Duka shfrytëzon rastin dhe rrit argumentet politike për ta realizuar një pjesë të kampionatit në Shqipëri.
Në fund Kosova mbetet pas dyerve të KiE-së, BE-së dhe çdo organizate tjetër!
Kujt i plasi për Kosovën?! Këtyre që përnenda jo e jo!