Një zyrtar policor është plagosur nga grabitësit që cak kishin Kishën në Zllakuqan të Klinës.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha në Info Magazine se policia e ka pamundësuar vjedhjen e një shume të konsiderueshme nga ky objekt i kultit fetar.
“Besoj që brenda një kohe optimale policia do të ketë rezultate konkrete pasi që të identifikoj këta persona të dyshuar, dhe më pas të njëjtit të arrestohen”, tha Nikçi.
Polici, Januz Veselaj, është jashtë rrezikut për jetën.
Gjendja e tij është stabile.
Pas trajtimit, ai është liruar për në shtëpi