Portali grek “Mbrojtja” (militaire.gr) ka pretenduar se partia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me shumë gjasa do të jetë në koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut.
Në tekstin e autorit “Kosovizimi i Greqisë dhe çaji osman në Ankara” të Panagiotis Pavlos, theksohet se ajo që ndoshta pakkush e di është se kryeministri i “institucioneve të Prishtinës”, Albin Kurti, i cili mbështetet nga raportuesi i Këshilli i Evropës, një grua greke dhe motra e kryeministrit grek, Dora Bakoyannis, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka partinë e tij në Shkup dhe kjo parti me shumë mundësi do të jetë pjesë e koalicionit të ri qeverisës në Maqedoninë e Veriut e udhëhequr nga partia ekstreme e djathtë VMRO DPMNE me presidenten e re të Maqedonisë së Veriut Gordana Shilanovska.
Autori thekson se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë është e paprecedentë në historinë e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve të Ballkanit, si dhe se autobusët e mbushur me shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria janë organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Prishtinës në Athinë.
Qeveria greke ka përsëritur disa herë ditët e fundit se vizita e Ramës në Athinë është private dhe nuk ka karakter zyrtar.
Siç u tha, pak njerëz e dinë se derisa Dora Bakoyannis ishte kryetare e Athinës, djali i saj Kostas Bakoyannis dhe nipi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në zonën e Galacit, ku ndodhet Zyra e Prishtinës, ka vendosur tabela rrugore në të cilat shkruan “Zyra e Kosovës”.