Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar për vdekjen e zyrtarit të kësaj komune, Aver Bajram Husaj.
Muhaxheri përmes një shkrimi në Facebook, shprehet i pikëlluar nga lajmi, gjersa shton se komuna ka humbur një zyrtar dhe koleg të vyer.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e kanë njohur zyrtarin.
Shkrimi i plotë:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit, Aver Bajram Husaj.
Averi ishte Shef i Sektorit të Kulturës pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Komuna e Pejës sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer.
Ngushëllime të sinqerta familjes Husaj, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Pusho në paqe, Aver.
