Kabineti qeveritar i Serbisë të prirë nga kryeministri Milosh Vuçeviq e kanë shikuar “live” debaklin që shefi i tyre Aleksander Vuçiq e ka pësuar në Kombet e Bashkuara.
Të mbështjellë me flamuj serbë, siç ka bërë edhe Vuçiq në sallën e Kombeve të Bashkuara, qeveritarët serbë kanë përcjellë miratimin e Rezolutës që e shpall 11 korrikun Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Rezoluta kaloi me 84 vota për. Kundër ishin 19, ndërsa abstenime 68.