Xhavit Haliti tregon reagimin e deputetëve serbë pasi Kosova u bë anëtare në Asamblenë e NATO-s

Lajme

Xhavit Haliti tregon reagimin e deputetëve serbë pasi Kosova u bë anëtare në Asamblenë e NATO-s

Më: 27 maj 2024 Në ora: 21:23
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në një lidhje direkte në “Frontal” , u pyet për reagimin e deputetëve serbë pasi Kosova u bë anëtare në Asamblenë e NATO-s.

Ai tha se disa nga ta i kanë parë deputetët e Kosovës sikur “arushat në mal”

“Me disa kemi folë e jemi përshëndet, me disa na kanë pa sikur arushat në mal.

Kështu që ka qenë një debat pardje se ata kanë ardhë të organizuar kanë qenë 15-16 logjistikë e delegacionit, pati dy diskutime të serbëve dhe një i joni që pati përplasje me akuza dhe kundër-akuza, megjithatë nuk zgjoi interesim që të diskutojnë edhe të tjerët me ata që i thanë dy përfaqësuesit e Serbisë duke përfshirë edhe Rakiqin”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat