Haxhiu për vdekjen e Zejnullah Prokshit: Ishte njeri i fjalës dhe besës, ngushëllime familjes

Lajme

Haxhiu për vdekjen e Zejnullah Prokshit: Ishte njeri i fjalës dhe besës, ngushëllime familjes

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 16:50
v

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas vdekjes së komandantit të njohur të UÇK-së, Zejnullah Prokshi.

Haxhiu ka thënë se lajmi për vdekjen e bashkëluftëtarit na pikëlloi shumë.

Ai tutje ka thënë se me të janë njohur në kohën e luftës por miqësinë e kanë vazhduar edhe pas lufte.

Postimi i plotë:

Lajmi për vdekjen e bashkëluftëtarit dhe eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 114 "Fehmi Lladrovci", Zejnullah Prokshi na pikëlloi shumë.

Me Zenën u njohëm në kohën e luftës, por miqësinë e vazhduam edhe pas lufte.

Njeri i fjalës dhe besës, atdhetar i vertetë, luftëtar i dalluar në luftën për liri.

Lamtumirë bashkëluftetar Zejnullah Prokshi!

Ngushëllime familjes Prokshi, bashkëluftëtarëve dhe miqve!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat