“Ma, ma nanë se po më dhamin”: Rrëfimi prekës i nënës së Leotrimit, që u vra nga Serbia

Lajme

“Ma, ma nanë se po më dhamin”: Rrëfimi prekës i nënës së Leotrimit, që u vra nga Serbia

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 15:32
Nëna e Leotrim Ahmetit

Nëna e Leotrim Ahmetit, që ishte vrarë në kohën e luftës nga një granatë e ushtrisë së Serbisë, kishte rrëfyer për fjalët e fundit të Leotrimit.

Në një rrëfim të para disa viteve, nëna e Leutrimit tregonte bisedën me djalin e saj martir.

Ajo tregon momentin kur Leutrimi i rrëfeu për gjendjen e tij pas plagosjes nga granata.

“Kam nga e kam kap djalin, thash çka ki djali jem? Tha “oj nanë, edhe unë barkun e kam çky, m’kanë dal zorrtë”. Pse djali jem? Veç e çoi xhamperin, e mora, u tërhiqëm…E kam qështu, me ia shti “trrap” zorrët, m’tha “mo, mo nanë, se po më dhamin”, se anë e mbanë i çkymë barku” - rrëfen nëna e Leotrimit.

Sjellim ndër mend që historia e trishtë Leotrimit është përjetësuar tashmë përmes një shtatoreje, që rrefen historinë e dhimbshme të një vogëlushi nga Drenica.

Permendorja e Leotrimit do të vendoset në Skenderaj, në shenjë përkujtimi për vogëlushin që nuk e gëzoi lirinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat