Parandalohet kontrabanda me këpucë fëmijësh e tekstil në Jarinje

Lajme

Parandalohet kontrabanda me këpucë fëmijësh e tekstil në Jarinje

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Në linjën e rregullt të autobusit nga Serbia për në Kosovë, oficerët doganorë kanë zbuluar dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara.

“Fillimisht, të gjithë udhëtarët janë pyetur nëse kishin mallra për të deklaruar për Doganë dhe askush nuk është lajmëruar”, ka thënë Dogana e Kosovës.

Pas kontrollit të detajuar në bagazhin e autobusit, në valixhet e një udhëtare janë gjetur mallra të padeklaruara, përfshirë: Këpucë për fëmijë dhe mallra të ndryshme tekstili.

Këto mallra janë konfiskuar menjëherë dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit të përfshirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat