Vuçiq flet për median zvicerane: Ishim afër kompromisit, por Kosova...

Lajme

Vuçiq flet për median zvicerane: Ishim afër kompromisit, por Kosova...

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 11:52
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një intervistë për median zvicerane “Die Weltwoche” rreth procesit të normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku fajin ia hodhi palës kosovare për mosgatishmëri. 

“Një zgjidhje kompromisi ishte afër, por s’u bë”, tha ai. 

Situatën e vlerësoi për rëndë e më rëndë në procesin e dialogut ku  tha se tani as nuk flasin por se Beogradi është gjithmonë i gatshëm të dialogojë.

“Neve na duhet zgjidhje kompromisi, dhe ishim afër. S’deshën ata kjo të bëhet. Tani jemi larg zgjidhjes së kompromisit, tashmë as nuk flasim. S’duan ta themelojnë Asociacionin, që e kanë obligim nga Marrëveshje e Parë. Gjendja është e vështirë, por do të bëjmë ç’mos për mbatjen e paqes”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat