Komuna e Mitrovicës Veriore ka njoftuar se sot ka përfunduar puna për largimin e një kafiterie e cila ndër vite ka zhvilluar aktivitetin jashtë ligjshëm dhe pa u ndërmarr asnjë veprim nga zyrtarët e inspektoratit të qeverisjes së kaluar.
Aksioni është ndërmarrë si pjesë e lirimit të hapësirave publike nga uzurpimi, të cilat janë për shfrytëzim për qytetarët.
Komuna e Mitrovicës së Veriut paralajmëron se do të vazhdojë me lirimin e të gjitha hapësirave që pengojnë lëvizjen e lirë dhe rrezikojnë qytetarët, teksa iu bën thirrje afaristëve të ndjekin procedurat ligjore për shfrytëzimin e hapësirave aty ku nuk pengojnë lëvizjen e qytetarëve.
“Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin me qeverisjen lokale dhe njëherësh inkurajojmë që për çdo parregullsi që shohin në qytet, të informojnë organet komunale”, përfundon njoftimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut në Facebook.