Kryeministri serb Millosh Vuçeviq tha sot se Beogradi zyrtar është i gatshëm për dialog me Kosovën se qeveria në Beograd është gjithmonë e përfshirë në dialog përmes Zyrës së Qeverisë për Kosovën.
Vuçeviq tha për RTS se Serbia po kërkon nga të gjithë ata për të cilët është zgjidhur çështja se pse të bëhet presion ndaj Serbisë.
“Për disa lojtarë të mëdhenj në rrafshin ndërkombëtar, Kosova dhe Metohia është një rast i zgjidhur, e për të tjerët, sigurisht që nuk është. Por edhe për ata për të cilët është zgjidhur çështja e Kosovës dhe Metohisë, nëse po, pse t’i bëhet presion Serbisë”, thotë Vuçeviq.
Ai thekson se Kosova për të nuk është shtet i pavarur dhe as nuk do të jetë.
“Nuk mund të ndodhë derisa pala serbe të thotë se është shtet i pavarur”, thekson kryeministri i Serbisë.
Vuçeviq ka thënë se ajo që po bën kryeministri i Kosovës Albin Kurti në terren është një problem shumë më i madh për të.
“Ai po e shfrytëzon këtë moment dhe ka përkrahje për kryerjen e terrorit kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi, para së gjithash në veri. Detyra dhe qëllimi ynë është që të mbështesim serbët në Kosovë dhe Metohi në përputhje me Rezolutën 1244”, thotë Vuçeviq.
Siç thotë ai, Beogradi zyrtar duhet t’i mbrojë serbët në Kosovë, e jo të “bëjë parulla të lira”.
“Bosnja dhe Hercegovina është çështja më komplekse në Ballkanin Perëndimor dhe Kosova është një çështje e vështirë për serbët dhe shqiptarët, të cilët kishin korniza të ndryshme historike, zgjidhje, momente kur njëra apo tjetra palë ishte në pozitë më të mirë apo ka dominuar”, tha Vuçeviq.