Vuçiq: Sikur të mos përziheshin të huajt, ne do t’i zgjidhnim problemet në Ballkan

Lajme

Vuçiq: Sikur të mos përziheshin të huajt, ne do t’i zgjidhnim problemet në Ballkan

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 17:29
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “situata në të gjithë Ballkanin do të qetësohet kur t’i marrim gjërat në duart tona dhe t’i zgjidhim vetë problemet tona, pa ndërhyrjen e të huajve”.

“Për ne, situata në të gjithë Ballkanin do të qetësohet dhe gjithçka do të jetë ndryshe pasi të marrim gjërat në duart tona dhe t’i zgjidhim problemet tona”, ka zbuluar ambiciet e tij Vuçiqi në një intervistë për gazetën e Sarajevës Dnevni Avaz.

Ai ka pretenduar se “do të jetë më mirë për ne kur të mos ketë ndërmjetës në bisedime”.

“Hajde të ballafaqohemi me probleme, por të jemi vetëm”, ka thënë Vuçiqi duke ëndërruar që do të kthehet koha e ish-shefit të tij, kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe ka vazhduar duke u “ankuar” se problemi është se “të huajt nuk na lënë kurrë të flasim me njëri-tjetrin”.

Problemi, sipas fjalëve të tij, “është se të gjithë ata të huaj nuk na lënë kurrë të flasim me njëri-tjetrin” dhe sepse “një pjesë e udhëheqjes boshnjake gjithmonë mendon se ne kemi Amerikën, Gjermaninë dhe nuk e di kë, kështu që do të përdorim ata si klub kundër Serbisë dhe serbëve”.

Ai pyeti gjithashtu se si “Serbia e vogël” arriti të bindë 109 apo 108 vende që të mos votojnë “për” Rezolutën për Srebrenicën.

“Kur të zbriten këta 19 që ishin kundër, si ne, shtoni 20-21 të tjerë, ata që u larguan, do të shihni që ata që u larguan dhe ata që abstenuan – ishin shumica. Më shumë se ata që ishin “për” , shpalos “matematikën e tij” Vuçiqi.

Ai ka pretenduar se këta janë njerëz “që kanë kuptuar se ky është një moment politik që nuk është i mirë dhe që nuk do t’i sjellë asgjë të mirë rajonit” dhe që nuk kanë dashur të flasin apo mohojnë asgjë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat