“Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës është nën përkujdesjen e shtetit tonë", Kurti vizitoi Radio Kosovën

Lajme

“Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës është nën përkujdesjen e shtetit tonë", Kurti vizitoi Radio Kosovën

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 19:22
Radio

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Radio Kosovën e Lirë, radio që ka funksionuar gjatë kohës së luftës.

“Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri. Lirinë e medias sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri”, shkroi Kurti në Facebook derisa ka bashkëngjitur edhe një video.

Tutje, Kurti u shpreh i gëzuar që tanimë ky studio-bunker është nën përkujdesjen e shtetit të Kosovës.

“Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë.

Një mirënjohje dhe urim i veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë. Urime 25-vjetori i çlirimit të vendit!”, shkroi tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat