Gjuajtje me armë zjarri gjatë aksionit të Ministrisë së Infrastrukturës në Ozdrim të Pejës

Lajme

Gjuajtje me armë zjarri gjatë aksionit të Ministrisë së Infrastrukturës në Ozdrim të Pejës

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 21:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorisë së Pejës janë sekuestruar kamionë e eskavatorë të një operatori ilegal në Ozdrim të Pejës.

Sipas tij, dyshohet se ata po kryente veprimtari ilegale në degradim të mjedisit.

“Në fshatin Ozdrim të Pejës, gjatë aksionit të rradhës së Task Forcës së Gjelbër, me urdhër të Prokurorisë së Pejës, sekuestruam pesë (5) bagerë, nga të cilët tre prej tyre eskavatorë dhe dy ngarkues me lopatë, si dhe katër (4) kamionë, tek një operatorë ilegal”, ka shkruar ai.

Ndërsa, burimet kanë bërë të ditur se gjatë këtij aksioni ka pasur gjuajte me armë zjarri.

Tutje të njëjta burime bëjnë të ditur se armët e përdorura janë sekuestruar nga Policia e Kosovës, dhe për njërin nga ta është hapur rast në polici.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat