Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, vijon luftën e tij kundër Shteteve të Bashkuara, që e kanë sanksionuar. Politikani pro rus thotë se Beogradi nuk do t’i bindet asnjëherë Amerikës lidhur me çështjen e Kosovës dhe se nuk do të heqë dorë nga marrja e territorit.
“Nëse synimi i SHBA-ve është që Serbia ta njohë përfundimisht të ashtuquajturën Kosovë, atëherë duhet ta dinë se ka më shumë gjasa që Amerika të ndalojë bombardimin e të pabindurve, sesa që serbët të heqin dorë nga Kosova”, ka thënë Vulin, sipas asaj që raportojnë mediat serbe.
Nënkryetari i qeverisë së Beogradit shton se nëse synimi afatgjatë amerikan është që Serbia dhe Kosova të zbatojnë të gjithë marrëveshjet e arritura, atëherë sipas tij, Departamenti i Shtetit po mendon për një periudhë 100-vjeçare.
Ndër të tjera, Vulin tha se SHBA-të duhet të mendohen mirë përpara se ti kërkojnë Serbisë që të vendosë sanksione kundër Rusisë.