Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur...!

Lajme

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur...!

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 21:50
Analisti serb, Dushan Janjiq

Analisti serb, Dushan Janjiq, ishte i ftuar mbrëmjen e të premtes në emisionin “Balkan Talks”, në Euronews Albania, ku foli në lidhje me situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për gazetarin Franko Egro, Janjiq tha se Serbia do ta njohë Kosovën, por shtoi se Beogradi nuk po pranon ende që lufta ka humbur.

Ai tha se ky qëndrim vjen për shkak të karakterit etno-nacionalist të presidentit Vuçiq, i cili ka qenë dhe ministër i Informacionit në kohën e Millosheviçit.

Ai tha se zhgënjimi i presidentit Vuçiç për humbjen e luftës në vitin 1999 është një qëndrim personal dhe nuk duhet ta përfshijë atë në politika shtetërore.

“Problemi është se është krejtësisht në kundërshtim me realitetin. Realiteti ka nisur para Vuçiçit. Realiteti filloi të ndërtohet nga Millosheviçi dhe lëvizjet etno-nacionaliste, duke përfshirë, para së gjithash, shtypjen e policisë ushtarake ndaj shqiptarëve. Kështu filloi kriza jugosllave e viteve ’80. Pas kësaj, në thelb lufta po ndodhte në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe në fundi shkoi në Kosovë. Në Kosovë, në luftë, nuk ishte përfshirë vetëm guerrilja, por edhe njerëzit e thjeshtë, si dhe NATO-ja. Kjo është ideja.

Si mund të flisni pas 25 viteve të luftës, 25 të të ashtuquajturave marrëveshje të Kumanovës për bashkëpunim teknik me NATO-n, që ishte një lloj lëvizjeje zotërinjsh të Komunitetit ndërkombëtar, sidomos në Amerikë, sepse ushtria dhe policia jugosllave, Republika Federale e Jugosllavisë, e cila përfshinte në atë kohë Kosovën si autonome, Republikën e Malit të Zi, Republikën e Serbisë, ushtria u shemb plotësisht. Në thelb, Perëndimi me Rusinë, sepse Rusia ishte në Trojkë. Rusia, kryeministri Chernomydin. Në thelb, duhej që NATO-s ta pranonte këtë marrëveshje zotërinjsh, në të cilën në thelb kanë platformën për rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Rezoluta 1244. Serbia do ta njohë atë njohje, por nuk po e njeh realitetin që humbi luftën. Ky është problemi.

Vuçiçi është pjesa e atij brezi që ishte etno-nacionaliste, realisht aktive në periudhën kohore të Millosheviçit. Ka qenë ministër i Informacionit. Mund ta kuptoja zhgënjimin e tij personal, zhgënjimin etno-nacionalist, por çështja personale është personale. Nëse nuk je në gjendje ta kapërceni, nuk mund ta imagjinoni kombin serb në këtë luftë dhe popullin serb. Gjithashtu, nuk mund të jesh partneri në procesin e normalizimit. Por në realitet, mendoj se në atë deklaratë është një truk i cili në thelb shkon në drejtim për të fajësuar Partitë Demokratike Serbe, për të fajësuar popullin serb pse e pranoi këtë marrëveshje për rrugën drejt normalizimit. Më hollësisht, në atë deklaratë po i kërkojnë parlamentit serb dhe Republikës Serbe, e cila nuk është përgjegjëse, të pranojnë një deklaratë që Serbia i kërkoi asociacionit të komunave serbe.

Kjo është krejt çmenduri. Kjo është pjesa e marrëveshjes. Pse tani je në njërën anë, po flasin diçka, s’ke guxim të thuash: në rregull, okupimi i NATO-s, një ditë do ta çlirojmë Kosovën. Mirë, kjo do të jetë etno-nacionaliste, por do të jetë e drejtë. Në vend të kësaj, po hyjmë në një lloj, si të themi, vërtet tepër të ndërlikuar dhe jofunksionale. Në fund të historisë, Vuçiçi duhet t’i shpjegojë vetes ç’do të thotë kjo, veçanërisht t’i shpjegojë Parlamentin serb si pret që dikush nga opozita ta pranojë atë deklaratë. Askush s’do ta pranojë këtë”, tha Janjiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat