Kryeparlamentari, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e meteorologut, Sylë Tahirsyla.
Për Sylën, Konjfuca thotë se la shenja të pashlyeshme të punës së tij të palodhur, që e bëri për kohë të gjatë.
Ai iu shprehi ngushëllimet e tij familjes, miqve e të afërmve të Tahirsylës.
Postimi i plotë
Me shumë pikëllim mësuam se u nda nga jeta profesori dhe meteorologu i mirënjohur, Sylë Tahirsylaj.
Humbëm një profesionist të dalluar, që me përkushtimin e tij la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë, në sferën akademike universitare, si dhe në tërësi në fushën e meteorologjisë në vendin tonë.
Sylë Tahirsylaj do t’iu mungojë jo vetëm familjarëve dhe miqve të tij, por edhe publikut të gjerë, për të cilin ai ishte një emër i shquar i meteorologjisë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, nëpër të cilën la shenjën e pashlyeshme të punës së tij të palodhur.
Ngushëllime më të sinqerta familjes dhe miqve të tij, të cilët humbën më të dashurin e tyre!
U prehtë në paqe!