Familja Pupovci nga Peja po kërkojnë ndihmë për gjetjen e familjarit të tyre, Valonit, rreth 56-vjeçar, i cili është zhdukur qe disa ditë dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.
56-vjeçari ishte larguar nga shtëpia e tij më 14 qershor dhe ishte nisur për Prishtinë, por më nuk është lajmëruar.
Familjarët e kanë denoncuar rastin pas një dite në Polici dhe kanë kërkuar ndihmë.
Ndryshe, viktima vuan nga një sëmundje psikike dhe qe rreth dy vjet trajtohet në qendrën rehabilituese në Shtime.