Rasti në Prizren, policia po interviston viktimën dhe të dyshuarin, ja çka janë mes vete

Lajme

Rasti në Prizren, policia po interviston viktimën dhe të dyshuarin, ja çka janë mes vete

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Lidhur me videon e publikuar pak më parë ku shihet një burrë duke e rrahur një grua, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se janë duke u intervistuar viktima dhe i dyshuari.

Ai ka thënë se viktima dhe i dyshuari janë bashkëshortë.

“Lidhur me rastin, sapo është publikuar video regjistrimi, hetuesit e stacioit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe eshte identifikuar i dyshuari dhe viktima, për momentin të dytë janë në stacion duke u intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje,  ngase i dyshuari dhe viktima janë bashkëshort.”

“Policia është në kontakt me prokurorin e shtetit dhe do të veprohet  në bazë të udhëzimeve të tij. Polcia ofron siguri për  qytetarët  në çdo kohë, dhuna e kundër ligjshme nuk tolerohet dhe policia është e gatshme të zbatoj ligjin në bazë të autorizimeve të saj”, ka thënë Bytyqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat