Katër raste të vdekjeve dje në rajonin e Prishtinës, viktimat janë burra

Lajme

Katër raste të vdekjeve dje në rajonin e Prishtinës, viktimat janë burra

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me katër raste të vdekjeve që kanë ndodhur dje në rajonin e Prishtinës.

Në të katër rastet, viktimat janë burra. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Hetim mbi vdekjen – Rajoni i Prishtinës / 20.06.2024 – Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore.

Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat