Ky është punëtori që humbi jetën duke punuar në Marigona Hill, kërkohej me urdhëresë nga gjykata

Lajme

Ky është punëtori që humbi jetën duke punuar në Marigona Hill, kërkohej me urdhëresë nga gjykata

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 11:36
Mujë Morina

Gazeta raportoi se një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Marigona Hill në Prishtinë, ku një punëtor i një kompanie që po kryente punime, humbi jetën. Policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij dhe rasti tashmë është konfirmuar.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 47-vjeçar, i cili alivanosur, por pasi intervenoi ekipi mjekësor u konstatua se ka ndërruar jetë.

Viktima është Mujë Morina, i cili ka qenë punëtor i kompanisë ndërtimore N.SH. “Natyra”.

Sipas informacioneve Morina, i cili është nga fshati Zajm i Klinës, ka qenë i kërkuar pasi ndaj tij ka pasur urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

Ndryshe, në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme edhe nga Policia, si dhe janë marrë deklaratat e disa dëshmitarëve.

Trupi i pajetë është dërguar më pas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat