Petrit Selimi, analist dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka shkruar një status goxha interesant.
Në shkrimin e tij, Selimi ka folur rreth luftës në Ukrainë. Duke e cituar një ekspert të lartë “të mirë informuar”, Serbia i ka shitur Ukrainës predha me vlerë mes 700 e 900 milionë eurove
“Një ekspert i lartë i mirinformuar për Ukrainën e NATO-n më tha se Serbia i ka shitur Ukrainës predha me vlerë mes 700 e 900 milionë euro, duke ofruar rreth 30 për qind të të gjitha predhave të artilerisë në luftën e saj për t’u mbrojtur nga Rusia.
Nëse kjo qëndron, mund të thuhet se Vuçiqi me këtë e bleu kënaqësinë nga Perëndimi” – ka shkruar Selimi.