Dasma e vajzës të Ethem Çekut, tre Kryeministrat e AAK’së, ish-Presidenti dhe biznesmeni i njohur bashkë në tavolinë

Lajme

Dasma e vajzës të Ethem Çekut, tre Kryeministrat e AAK’së, ish-Presidenti dhe biznesmeni i njohur bashkë në tavolinë

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 23:09
Pamje nga dasma

Është martuar sonte vajza e ish-ministrit Ethem Çekut.

Ka qenë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ai i cili tha se i është bashkuar gëzimit të familjes, teksa ka uruar ciftin për martesë.

“Me Ethemin na bashkoi ideali për lirinë e Atdheut. Rrugët na u bashkuan edhe në proceset e shtetformimit e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.

Sonte na bashkoi gëzimi i martesës së vajzës Tringës me Lumin. Çiftit të ri ju priftë e mbara në jetë”, ka thënë ai.

Prezent në këtë dasmë kanë qenë ish-kryeministrat Bajram Kosumi, Ramush Haradinaj e Agim Çeku, ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat