Vuçiq vazhdon me ankesa: Mbi 300 policë serbë u vranë në luftën e pabarabartë kundër UÇK-së dhe NATO-s

Lajme

Vuçiq vazhdon me ankesa: Mbi 300 policë serbë u vranë në luftën e pabarabartë kundër UÇK-së dhe NATO-s

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 17:40
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se mbi 300 policë serbë kanë humbur jetën gjatë “luftës së pabarabartë” në Kosovë.

Vuçiq mori pjesë në një ceremoni për shënimin e Ditës së Policisë, nga ku tha se ata policët serbë kishin luftuar edhe “kundër terroristëve shqiptarë dhe NATO-s”.

“Ajo ishte gjithmonë me njerëzit e saj kur ishte vështirë”, shtoi Vuçiq, duke iu referuar luftës në Kosovë.

“Kur u është dashur ta sakrifikojnë jetën në Kosovë, policët tanë kanë qenë me njerëzit e tyre në Kosovë. Më shumë se 300 policë serbë humbën jetën në një luftë vërtet të pabarabartë si kundër terroristëve shqiptarë ashtu edhe ndaj NATO-s. I falënderojmë për këtë dhe Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e tyre”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat