Ka vdekur mjeku i njohur familjar nga Kosova, Bujar Ukmata.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës.
Ai për shumë vite punoi në ambulanten e mensës së studentëve në Prishtinë, ku pa largimit të punës nga forcat serbë, ai vazhdoi me punën e tij në Zelandën e re.
Njoftimi:
Ndahet nga jeta Dr. Bujar Ukmata
Dr. Ukmata përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin e përfundoi në lëminë e Endrokrinologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Zagrebit.
Për shumë vite shërbeu në ambullantën e menzës së studentëve në Prishtinë ku u largua nga puna nga forcat serbe dhe më pas vazhdoi rrugëtimin e tij në Zelandën e re për të punuar si mjek familjar.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve, familjarëve dhe kolegëve të tij.