Një ditë para takimit me Kurtin, Vuçiq i flet eurokomisioneres Johansson për dialogun

Lajme

Një ditë para takimit me Kurtin, Vuçiq i flet eurokomisioneres Johansson për dialogun

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 13:54
Foto nga takimi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi që pati me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson ka folur për dialogun me Kosovën.

“Një bisedë e mirë me komisioneren e BE-së Ilva Johansson për bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, çështjet e migrimit të paligjshëm, harmonizimin e regjimit të vizave, vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe çështje të tjera të rëndësishme”.

“Serbia është plotësisht e përkushtuar për dialogun me Prishtinën, por se para së gjithash është e nevojshme të sigurohet siguria e popullatës serbe dhe të zbatohen të gjitha obligimet nga marrëveshjet e arritura deri më tani pa vonesa të mëtejshme”, shkroi ai në Instagram ku edhe dha detaje për takimin.

Vuçiq ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për bashkëpunim në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë me BE-në “në masën që nuk do të rrezikojmë interesat tona jetike kombëtare, politike dhe ekonomike”, shkroi ai në Instagram.

Komentet e tij erdhën një ditë para takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të dialogut mes dyja vendeve.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq ishte zhvilluar në shtatorin e vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat