AGK: Redaksia e “Insajderit” u kërcënua pas raportimeve për rastin e fajdeve në Gjilan

Lajme

AGK: Redaksia e “Insajderit” u kërcënua pas raportimeve për rastin e fajdeve në Gjilan

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimet ndaj gazetarëve dhe redaksisë së mediumit “Insajderi”. Kërcënimet në adresë të kësaj redaksie kanë shkuar pas raportimeve që kanë bërë rreth arrestimeve që Policia ka kryer në lidhje me shpërlarjen e parave.

AGK’ja e ka ftuar Policinë dhe Prokurorinë që ta trajtojnë rastin me prioritet, dhe të ndërmarrin veprime konkrete.

“AGK-ja, është e shqetësuar dhe dënon ashpër këto kërcënime, që vënë në rrezik jetën e gazetarëve dhe kanë qëllim ndalimin e raportimit për tema me rëndësi në aspektin e sigurisë”, thuhet në reagim.

Sipas redaksisë, të afërm të A.D., njërit prej të arrestuarve, kanë telefonuar vazhdimisht për të kërcënuar në redaksi, dhe dikush që është paraqitur si vëllai i A.D., i ka kërcënuar gazetarët me jetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat