Në disa lokacione në Beograd sot janë shfaqur postera me imazhin e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, me shkrimin “Kosova është Serbi”.
Lëvizja “Nashi”, e njohur për shënjestrimin e shpeshtë të mediave dhe gazetarëve, është paraqitur si autore e këtyre posterave.
Siç raporton Nova, një nga lokacionet ku u shfaq imazhi i Millosheviqit është Brankov Most.
Sipas raportimit, janë disa postë të tillë.