Avokati Tomë Gashi, ftuar në një emision televiziv tha se njohja e Kosovë nga Spanja është shumë herë më e rëndësishme për të se takimi i Kurtit me Vuçiç.
Gashi tha se megjithëse vendimi është i vonuar, dhe se Spanja ka mbajtur nj qëndrim të dyfishtë ndihma e saj do të ishte shumë e rëndësishme për Kosovën.
Ai theksoi se sa më shumë shtete ta njohin Kosovën aq më pak gjasa do të ketë që Serbia të shkaktojë tensione në rajon.
“Duket se nisma e Spanjës sado është e vonuar, është e mirëpritur dhe e mirëseardhur dhe shpresojmë që të ketë efekt. Spanja në deklarimet nuk mund ta luaj rolin e dyfishtë sepse ata e mirëpresin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa nuk pranon pavarësinë e Kosovës.
Ndihma e tyre do të ishte shumë e mirë dhe do të ndikonte në qetësimin e këtyre problemeve që gjithmonë shkakton Serbia, sepse sa më shumë shtete që njohin realitetin aq me pak gjasa ka Serbia që të ta luaj këtë lojë djallëzore që po e bën prej 25 vitesh që nga çlirimi dhe 16 vite pas shpalljes së pavarësisë” tha ai.