Beogradi thotë se Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë për festën e Vidovdanit

Lajme

Beogradi thotë se Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë për festën e Vidovdanit

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 13:15
Petar Petkovi

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se drejtorit të saj, Petar Petkoviq, i është ndaluar vizita në Kosovë me rastin e festës së Vidovdanit.

“Që një vit e gjysmë, Petkoviqit është duke iu ndaluar udhëtimi në Kosovë dhe kremtimi i festave më të mëdha me serbët në provincë dhe mbështetja e tyre për shkak të ndalesave të jashtëligjshme nga Kosova”, ka thënë zyra serbe në një njoftim.

Sipas njoftimit, vizita e Petkoviqit u paralajmërua në “përputhje me të gjitha marrëveshjet e vlefshme për lëvizje të lirë” dhe se qëllimi i vizitës ishte kryekëput “i natyrës fetare”.

 Por se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “e ndaloi vizitën dhe kështu i shkeli të gjitha arritjet e bisedimeve në Bruksel”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat